Siria, nisin bisedimet dy-ditore Rusi-BE
Rusia dhe Bashkimi Europian nisin bisedimet dy ditore, të lëna në hije nga mosmarrëveshjet për Sirinë.Në krye të axhendës, së samitit dy ditor në Ekaterinburg, do të jetë padyshim heqja e embargos së armëve për opozitën siriane, një lëvizje që u ka hapur rrugën vendeve anëtare të furnizojnë me armë kundërshtarët e regjimit të Bashar al-Assadit.Ngërçi i krijuar, pas vendimit të bllokut dhe kundërpërgjigjes së menjëhershme të Moskës, me dërgimin e raketave anti-ajrore S-300 në Siri, vjen në një kohë, kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të organizojnë një konferencë ndërkombëtare paqeje, e cila do të ulë së bashku në tryezë qeverinë siriane dhe opozitën, që kërkon rrëzimin e regjimit, me shprese gjetjen e nje zgjidhjeje politike të konfliktit dy-vjeçar.Marrëdhëniet mes Moskës dhe Brukselit kanë qenë të vakta, që kur Putin u ngjit në pushtet në vitin 2000, me misionin “të rrisë influencën e Rusisë” dhe vendosmërinë “të mbyllë njërin sy përballë çdo kritike të perëndimit” për politikat e ndjekura prej tij