Shqipëria e Kosova marrëveshje për shërbimin mjekësor kufitar: Mjekët të punësohen në të dy vendet

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë kufitar.

Ministrat e shëndetësisë të dy vendeve, Rifat Latifi dhe Ogerta Manastirliu thanë se këto bashkëpunimi i hapin rrugë shkëmbimit të ekspertëve mes dy vendeve.

Latifi: Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do të hapë rrugë për bashkëpunim në shumë fusha të tjera për shëndetësisë. Po i hapim rrugë ofrimit të shërbimeve të specializuara, urgjencës dhe shërbimeve kirurgjike në zonat kufitare, si dhe shkëmbimi i ekspertëve mes dy vendeve. Do të bashkëpunojmë edhe në fushën farmaceutike dhe barna.

Manastirliu: Kjo është një marrëveshje e shumëpritur e jona mes dy vendeve. Kështu kemi krijuar mundësinë që mjekët e të dyja vendeve të punësohen pranë spitaleve tona. Sfidat tona janë që të kemi një shërbim cilësor dhe profesionistët t’i mbajmë brenda kufijve.