Lojërat olimpike "ORAN 2022", ministrja Kushi ju dorëzon flamurin sportistëve
Këtë të dielë ju dorëzua flamuri kombëtar ekipit që merr pjesë në lojrat Mesdhetare "ORAN 2022" i cili do të mbahet në Algjeri në datat 25 qershor deri më 5 korrik.
Në fjalën e saj Ministrja e Sportit dhe Arsimit Evis Kushi e cila u dorëzoi flamurin dy sportistëve theksoi se Shqipëria po bën përpara përsa i takon sportit dhe aktivitetet e zhvilluara këtu janë një promovim i mirë për Shqipërinë.
Evis Kushi: Kishim kupën e botës kishim kampionatin e peshëngritjes. Të gjitha këto janë aktivitete që dëshmojnë që Shqipëria tashmë është në një stad të ri zhvillimi të sportit.
Dy fjalë ministrja i shtoi dhe për ndryshimet e fundit në VKM për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajnimit të sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre ku është përcaktuar shpërblimi i këtyre të fundit që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare.
Evis Kushi: Unë jam veçanërisht krenare për ndryshimet e fundit që ne bëmë për vlerësimin e sportistëve që aanë statusin e nivelit të lartë.
Kushi falenderoi dhe presidentin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli për zhvillimin e projektit të ekipeve sportive.