Ju sekuestrua prona pa leje në Durrës, kush është Asjan Buqeza i dënuar për trafik droge në Milano

Mes pasurive të vëna sot nën sekuestro preventive, 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje në objektin pallat 8+1+1 kat, të ndërtuar  tek vendi i quajtur “Mbikalimi Plepave" në Durrës, është edhe një ndërtim pa leje në pronësi të  Hasan (Asjan) Buqezës.

Hasan Buqeza rezulton i dënuar me 25 vite burg në Milano për trafik droge.

Mendoihet se ai është ende duke e kryer dënimin me burg.

"Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar "Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1" njoftoi prokuroria e Durrësit.