Operacion me 103 policë për kanabis, por blutë dalin duarbosh në Berat, nuk gjejnë asnjë rrënjë
Policia e Shtetit ka organizuar një kontroll masiv në të gjithë territorin e qarkut të Beratit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë operacion janë përfshirë 103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, të cilët kanë ushtruar kontroll masiv në territor për bimëve narkotike.
“20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.” – qartëson policia.
Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

