Matlija: Gazetarët nuk mund të kërcënohen me burg nga SPAK, sekreti duhet të ruhet nga prokurorët
Në një intervistë për RTV Ora, avokati Dorjan Matlija u shpreh se Sekreti hetimor sekreti hetimor është për detyrë që të ruhet nga ana e prokurorisë, jo e gazetarit.
Ai tha se gazetari nuk mund të kërcënohet me burg dhe se duhen parë rrethanat sepse informacionet mund të kenë interes publik.
Matlija: Sekreti hetimor është për detyrë që të ruhet nga ata që janë palë dhe që e menaxhojnë këtë proces, pra nuk është problem i gazetarit nëse rrjedhin informacione nga dosja. Po ligji specifikon që gazetari duhet të jetë i kujdesshëm, por përgjegjësia penale fillon kur paralajmërohet nga prokurori i cili specifikon për materialet që nuk duhet të dalin në publik. Këtu problemi është se informacionet kanë qarkulluar në shumë medie dhe nuk dihet se sa të tjerë kanë informacion. Problem është se kërcënohet me burg një gazetar, një gjë e tillë që krijon frikë dhe vetëcensurë te gazetari.
Pavarëisht nga rrethanat, nëse ka një interes publik më të lartë, prevalon interesin publik kundrejt ruajtjes së informacionit. Kjo kur ka emra që janë deklaruar nga dëshmitë dhe janë në pozicione të larta. Përgjegjësia penale nuk është absolute dhe ka raste kur përjashtohet kur ushtron një detyrë kushtetuese dhe një interes publik.
Matlija shtoi se rasti ka një paralele edhe me Lapsi.al, sepse në vend që të bëhen hetime të mbara, këtu gazetaria sulmohet.
Matlija: Ka një paralele edhe me Lapsi.al, sepse në vend që të bëhen hetime të mbara, këtu gazetaria sulmohet. Mënyra se si veprohet, edhe Gjykata e Strasburgut ka 3 hapa për raste të tilla. Ligji mund ta parashikojë, por ama mënyra e të vepruarit mund të mos jetë e nevojshme, sidomos kur ka interes publik dhe kur nuk hetohet se nga doli informacioni, si në rastin e Lapsit me databazën.

