"Mbyllën" sytë para kanabisit, ndalohen shefi i stacionit të policisë Velipojë dhe tre policë

Katër punonjës policie në Stacionin e Policisë Velipojë me në krye shefin e tyre janë ndaluar  për shpërdorim detyre.

Ata dyshohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në zonat që kanë pasur nën juridiksion pëër kontroll.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

- N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

- N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore thotë se efektivët me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së.

Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.