Shakira-Pique, zbulohen kushtet e ndarjes. Mediat: Prej vitesh ishin çift i hapur
Detaje të reja publikohen në media në lidhje me marrëdhënien mes mbrojtësit Pique dhe këngëtares Shakira, të cilët i dhanë fund historisë 11-vjeçare për shkak të tradhëtisë së kapitenit katalanas.
Sipas informacioneve, menjëherë pas ndarjes palët janë ulur në një tryezë për të diskutuar se si do ta menaxhonin situatën pas publikimit të lajmit dhe ishte këngëtarja kolumbiane ajo që vendosi kushtet kryesore.
45-vjeçarja i kërkoi ish–partnerit të mos publikojë foto me njerëz të tjerë në rrjetet sociale derisa “furtuna” të kalojë ndërsa askush nga të dy nuk mund të përdorë foto në të cilat kanë dalë bashkë gjatë viteve të fundit.
Ata nuk duhet të flasin keq për njëri-tjetrin në publik ndërsa sipas mediave iberike, gjatë viteve të fundit ata kanë qenë një çift i hapur. Në këtë aspekt, Pique ka ngelur disi i befasuar me vendimin e biondes për t’i “dhënë duart”.
Shakira është larguar nga Spanja dhe është transferuar në Miami ku po kërkon edhe një shkollë për fëmijët Milan dhe Sasha. Në Florida ajo ka në pronësi një vilë luksoze.

