Shpëton Barcelona/ Klubi shet asetet e marketingut mediatik dhe një pjesë të të drejtave televizive

Anëtarët e bordit të Barcelonës kanë marrë një vendim që mund të shpëtojë nga falimentimi klubin katalanas.

Gjatë mbledhjes së fundit ku presidenti Joan Laporta theksoi nevojën për 600 milionë euro, ata vendosën në favor të shitjes së aseteve të BLM, kompani që menaxhon të drejtat e transmetimeve televizive dhe në këtë mënyrë, Xavi është i lirë të bëjë merkaton që dëshiron.

Shitja e 49 % të aksioneve të BLM u votua me 568 vota pro dhe vetëm 65 kundër. Në votim u miratua edhe shitja e 25 % të të ardhurave nga të drejtat televizive për 25 vitet e ardhshme në mënyrë që Barcelona të arkëtojë një shumë urgjente për të shpëtuar skuadrën dhe klubin nga borxhet e mëdha.  


Në fillim të mbledhjes, presidenti Laporta deklaroi:

“Na duhen minimalisht 600 milionë euro. Klubi merr 165 nga të drejtat televizive, në duam të shësim 41 %”, theksoi Laporta që foli më tej për planet e merkatos: “Kemi një staf që e njeh mjaft mirë merkaton. Rinovuam me Araujon dhe Pedrin e po punojmë me Nicon e Gavin. Nëse 49 e aksioneve të BLM i shesim, atëherë do të jemi në një pozicion të mirë nga ku mund të rinisemi”.