Lukaku te Inter/ Bisedimet Inter-Chelsea mund të finalizohen shumë shpejt

Inter dhe Chelsea nisin raundin e dytë të bisedimeve për sulmuesin belg, Romelu Lukaku i cili dëshiron rikthimin në Milano pas një sezoni të dështuar në Londër.

Palet do të diskutojnë gjatë gjithë ditës së sotme rreth detajeve të transferimit të lojtarit në “Appiano Gentile” pasi dëshira e tij është ribashkimi me ekipin që u shpall kampion një vit më parë.

Anglezët për momentin e kanë konsideruar shumë të ulët propozimin e Interit për ta huazuar bomberin. Vetëm 5 milionë euro propozoi Interi për huazimin ndërsa Chelsea kërkon jo më pak se 15.

Palët mund të gjejnë një rrugë të mesme por orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e lojtarit që e ka bërë të qartë se skuadra e vetme që dëshiron është Interi.