Manaj ndan rrugët me Spezia-n dhe rikthehet në Barcelonë

Spezia vendos të mos e ushtrojë të drejtën për blerjen e kartonit të sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj. Pas huazimit nga Barcelona B dhe mavrrëveshjes për transferimin final të tij në Itali për 2.7 milionë euro, klubi italian bën një hap pas.

Kartonin e Manajt e zotëron Barcelona B që e huazoi në Serie A por mesa duket lushnjari nuk ka bindur dhe rrugët e tij me Spezia-n janë ndarë.    

“Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”. 

Manaj ndan rrugët me Spezia-n dhe rikthehet në Barcelonë

Ky është postimi i Manaj në rrjetet sociale. Sulmuesi kuqezi nuk ishte në dispozicion të Kombëtares për dy ndeshjet e qershorit me Izraelin dhe Islandën për shkak të një dëmtimi.