Wolf del në mbrojtje të Hamilton: Nuk ka mbaruar ende si pilot!

Pas 7 titujve të fituar ky është një sezon shumë i vështirë për Lewis Hamilton që duhet të luftojë me skuadra më të ngadalta. Epilogu i sezonit të kaluar me atë dështim në metrat e fundit mbetet një plagë e hapur ndërsa makina aktuale nuk bind por ky nuk është perëndimi i britanikut në sport.

Shefi i skuadrës Mercedes GP siguron se ish-kampioni i botës ka motivimin e duhur për të vazhduar përpara dhe për të kërkuar sfida të reja.

“Nuk mendoj se Lewis është në fund të karrierës pasi është një nga pilotët më të mirë në qarkullim. Ka dominuar në vitet e fundit dhe në sezonin e shkuar madje. Nuk ka humbur asnjë aftësi dhe këtë e pamë qartë në Barcelonë. Të gjithë e njohim se kush është Hamilton”.

Pas ndalesave të para të sezonit, britaniku renditet në vendin e 6 me 62 pikë, i parakaluar edhe nga shoku i skuadrës, George Russell me 37 pikë më shumë.