NBA, Golden State fiton finalen e gjashtë dhe shpallet kampion (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 08:33
Sërish ata, Golden State fiton titullin kampion të NBA, hera e katërt që prej vitit 2015 me trajnerin Kerr dhe Splash Brothers, Curry-Thompson-Green, Një titull që e kurorëzon për herë të parë MVP të finaleve Steph Curry.
Pas sezonit të dështuar 2019-2020 për shkak të dëmtimeve të rënda të Thompson dhe Curry, skuadra nga San Francisco u rikthye më e fortë se kurrë duke kaluar në finale 4-2 Bostonin.
Ndeshja e gjashtë e luajtur në TD Graden nuk i la asnjë vend imagjinatës së Celtics që u mund 90-103. Golden State bëhet skuadra e dytë në histori që fiton titullin në shtëpinë e Celtics duke mbyllur keshtu një sezon të gjatë dhe të lodhshëm që kulmon me pothuajse 100 ndeshje sfilitëse.
