Kupa e Botës 2026, nis gara për caktimin e qyteteve organizatore
Nis gara mes qyteteve amerikane, kanadeze dhe meksikane për të organizuar ndeshjet e Kupës së Botës 2026. CNN bën me dije se gara sapo ka startuar dhe në lojë janë disa nga kryeqëndrat më të mëdha të tre shteteve organizatore.
Në total, FIFA ka kërkuar emrat e 16 qyteteve nga të cilat 10 në SHBA dhe nga 3 respektivisht në Meksikë dhe Kanada. Momentalisht, qyteti i vetëm i pranuar është Vancouver duke lënë në garë edhe 22 kandidatë të tjerë që janë;
Atlanta, Boston, Cincinnati, Dallas, Denver, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, Nashville, New York/New Jersey, Orlando, Philadelphia, San Francisco, Seattle, Baltimore/Washington D.C, Guadalajara, Mexico City, Monterrey, Edmonton, Toronto dhe Vancouver.
Vendimi përfundimtar për qytetet organizatore do të merret sot në 17:00 më orën tonë.
