Rritja e çmimeve, Pampuri: Paketat e rezistencës janë qesharake, Rama po tallet me qytetarët

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, teksa ka komentuar protestën e mbajtur për të dytën ditë radhazi kundër rritjes së çmimeve u shpreh se përgjegjëse kryesore për krizën në vendin tonë është qeveria.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Pampuri u shpreh se çmimet janë të papërballueshme ndërkohë që paketat e rezistencës të dhëna nga qeveria janë shumë qesharake.

Oriola Pampuri: Përgjegjëse kryesore për krizën është qeveria. Nga kjo krizë preken shumë qytetarë. Çmimet janë të papërballueshme ndërkohë kemi paketat e rezistencës që janë shumë qesharake. Duhet të kishte më shumë, për shtresat në nevojë e për pensionistët. Kemi një bord të transparencës që nuk ka funksionuar siç  duhet sepse çmimet nuk po kontrollohen. Besoj se ai shesh duhet të ishte plot sepse të gjithë na prek kjo krizë ekonomike.

Më tej ajo tha se qytetarët po përballen me një autoritarizëm të Kryeministrit që sipas tij saj po tallet me qytetarët.

Oriola Pampuri: Qytetarët përballen me një autoritarizmi të kryeministrit, domethënë ne kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve një lloj autoritarizmi që ka qenë rezistente ndaj çdo lloj kërkese të qytetarëve. Fakti që ka një mpirje të qytetarëve është dhe mungesa e besimit që kanë të kjo qeverisje. Kryeministri nuk u përgjigjet jo në mënyrë jo qytetare këtyre qytetarëve që kanë nevojë për të mbijetuar. Kemi një kryeministër që tallet. / A.K, Ora News/