Holandë/ Kapet spiuni rus duke u përpjekur të depërtojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Holandë/ Kapet spiuni rus duke u përpjekur të depërtojë
Pamje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë

Shërbimi i inteligjencës holandeze tha se kishte zbuluar një agjent ushtarak rus që përpiqej të përdorte një identitet të rremë për të depërtuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) e cila po heton akuzat për krime lufte në Ukrainë .

"Sergey Vladimirovich Cherkasov krijoi një jetëpërshkrim të hollësishëm që daton vite më parë për të provuar të hyjë në Holandë si shtetas brazilian për një stazh në ICC me bazë në Hagë në prill", tha kreu i agjencisë për Reuters.

"Ky ishte një operacion afatgjatë, shumëvjeçar i GRU që kushtoi shumë kohë, energji dhe para," tha kreu i agjencisë holandeze të inteligjencës Erik Akerboom.

Shërbimi i Përgjithshëm Holandez i Inteligjencës dhe Sigurisë (AIVD) tha në një deklaratë se personi, i cili përdori  pseudonimin Viktor Muller Ferreira, u kap në një aeroport holandez. Ai u shpall i padëshirueshëm dhe u dërgua për në Brazil, ku përballet me procedurat gjyqësore, shtoi ai.

“Na tregon qartë se çfarë po bëjnë rusët, duke u përpjekur të fitojnë akses të paligjshëm në informacion brenda ICC-së. Ne e klasifikojmë këtë si një kërcënim të nivelit të lartë,” shtoi Akerboom.

Zëdhënësja e ICC Sonia Robla tha se gjykata u ishte mirënjohëse autoriteteve holandeze për operacionin dhe ekspozimin e rreziqeve të sigurisë. “ICC i merr këto kërcënime shumë seriozisht dhe do të vazhdojë të punojë dhe të bashkëpunojë me Holandën,” tha ai.

Nuk ka ende ndonjë koment mbi akuzën nga autoritetet në Rusi ose Brazil.