Përfundon takimi i liderëve të Europës me Zelensky, çfarë kërkoi presidenti ukrainas

Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, thotë shefi i zyrës presidenciale në Kiev.

"Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar," shkroi Andriy Yermak në një postim në rrjetet speciale.

Ai shtoi se Presidenti Volodymyr Zelensky u dha homologëve të tij një "paketë të plotë" propozimesh sanksionesh kundër Rusisë.

"Ne duhet të rrisim presionin mbi Rusinë."

Ne presim një konferencë shtypi pas takimit, njoftoi ai.