Zbardhja e dëshmisë së Dumanit, SPAK dhe BKH i mbyllin gojën gazetarit

Pas 5 ditësh publikime nga story i Nuredin Dumanit me fakte dhe me prova, sot SPAK dhe BKH vendosën të më detyrojnë të mbyll gojën, duke mos më lejuar të flas qoftë dhe pjesërisht.

Dëshminë e Dumanit nuk e solla unë në publik, por atë e gjeta aty mes SPAK-ut, që e nxori vetë.

Ora News dhe unë, i kërkojmë ndjesë publikut për mos vijim të fakteve të tjera dhe emrave të tjerë, përfshirë dhe kryetar komune, që nga SPAK, ende nuk janë vlerësuar dhe arrestuar në dobi të këtij procedimi penal.

Urdhri është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Strasburgut që shprehet qartësisht për lirinë e medias dhe rëndësinë e raportimit të medias, në dobi të transparencës.

Neni 103/1 i Kodit të Procedurës Penale është njësoj me nenin 55 agjitacion e propogandë, ku ishte vendosur diktatura e proletariatit.

Dereformimi i sistemit të Drejtësisë bëri që të arrinim në këtë ditë.

Përtej kësaj situate, ku media duhet të jetë nën urdhërat e Prokurorisë, në fakt dëshminë e Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, e ka nxjerrë dora vetë, shejtani në bark Talo Çela.

Që siç e quan veten se është pabuksi i Bradasheshit, por çuditërisht nuk kapet as nga SPAK dhe as nga RENEA.

Nga kjo ditë jemi të detyruar të mos japim dhe publikojmë informacione. Nuk e di se sa do zgjasë kjo situatë, por falë deformës në Drejtësi, kjo situatë mund të zgjasë edhe 20 vjet.

Zbardhja e dëshmisë së Dumanit, SPAK dhe BKH i mbyllin gojën
Gazetari Elton Qyno duke hyrë në SPAK

Zbardhja e dëshmisë së Dumanit, SPAK dhe BKH i mbyllin gojënZbardhja e dëshmisë së Dumanit, SPAK dhe BKH i mbyllin gojënZbardhja e dëshmisë së Dumanit, SPAK dhe BKH i mbyllin gojën