Nëna tregon momentin e vrasjes: I dhashë puding ndërkohë që po shihte kukulla, e godita me thikë në qafë e shpinë
Nëna që vrau vajzën e saj 5 vjeçare ka treguar për momentet e fundit që ishte me të bijën dhe se si ka ndodhur vrasja.
“E çova në shtëpi pasi e mora nga kopshti. Elena donte të hante një puding dhe po shikonte kukulla në telefon. Ndërkohë unë po hekurosja," ka thënë ajo.
Më pas, për vrasjen ajo shton se:
"Kur godita Elenën kisha një forcë që nuk e kisha ndjerë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e fëmijës teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende gjallë, e kam kujtesën shumë të turbullt".
Martina Patti ka thënë se e qëlloi për vdekje vajzën e saj në qafë dhe në shpinë me një thikë kuzhine në shtëpinë e saj dhe më pas trupin e futi brenda disa qeseve të zeza plehrash dhe e hodhi fushë të braktisur aty pranë. Ajo i kishte hedhur dhe sipër duke u munduar për ta fshehur.
Sipas prokurorit, 23 vjeçarja nuk mundi të duronte që vajza të ishte e dashur me partneren aktuale të ish-partnerit të saj dhe njëkohësisht babai i fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
Ajo ka deklaruar gjthadhtu se krimin e ka kryer vetë dhe nuk ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

