Tajvani, molla e sherrit mes dy vendeve. SHBA dhe Kina betohen se do ta mbrojnë përballë njëra-tjetrës
Vendi i vogël ishullor përball Kinës është kthyer në mollën e sherrit mes dy superfuqive të botës, Amerikës dhe Kinës.
Tajvani është kthyer thuajse në temën qëndore të sigurisë në Azi. Amerikanët kanë thënë se do ta mbrojnë me çdo mjet, sikundër kinezët kanë thënë se do ta mbrojnë me çdo kusht.
Të dielën, ministry kinez i Mbrojtjes akuzoi dhe kërcënoi drejtëpërdrejt SHBA-në për mbështetjen e pavarësisë së ishullit, duke thënë se ajo "po shkelte premtimin e saj për Tajvanin" dhe "po ndërhynte" në punët e Kinës.
"Më lejoni ta bëj të qartë: nëse dikush guxon të kërkojë shkëputjen e Tajvanit nga Kina, ne nuk do të hezitojmë të luftojmë. Ne do të luftojmë me çdo mjet dhe deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën," tha ministri.
Më herët ishte një deklaratë e presidentit Biden ku tha se Kina "flirton me rrezikun" duke sjellë avionët e saj luftarakë afër Tajvanit. Presidenti Biden u zotua gjithashtu se do ta mbronte ishullin edhe ushtarakisht nëse ai sulmohej.
Kina po dërgon gjithnjë e më shumë aeroplanë luftarakë në zonën ajrore të Tajvanit, ndërsa amerikanët kanë dërguar anije nëpër ujërat e Tajvanit.
Kina ka thënë se ajo kërkon "ribashkim paqësor" me Tajvanin dhe se do të vepronte vetëm nëse përballej me një provokim.
Edhe amerikanët thonë se SHBA nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit dhe as nuk dëshiron "një Luftë të re të Ftohtë".
Analistët janë të shqetësuar se lufta në Ukrainë është një test për Kinën, ndërsa ajo sheh se si përgjigjet Perëndimi ndaj pushtimit të një shteti sovran.
Për shumë ekonomistë të tjerë, Kina është më e ndërlidhur me ekonominë botërore dhe do të ndërtojë një politikë më të matur për t’u afruar me Tajvanin.