Shqiptari me 1 ton kokainë, ngarkesa iu sekuestrua Altin Drimadhës në Brazil, në kërkim nga policia

Policia e Brazilit ka finalizuar një operacion ku ka sekuestruar një 1 ton kokainë e cila besohet se po trafikohej nga një shqiptar. I dyshuari Altin Drimadha është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge ndërkohë që dyshohet se qëndron i fshehur në Bolivi.

Një tjetër shqiptar rezulton si koka e një rrjeti të trafikut të drogës. Behët fjalë për shqiptarin Altin Drimadha në të cilën policia e Brazilit i ka sekuestruar një sasi prej 350 kg kokainë.

Autoritetet e huaja kanë zhvilluar një operacion në bashkëpunim me DEA Amerikane ku kanë kryer disa kontrolle më qellim kapjen e shqiptarit por pa rezultate.

Në operacionin e finalizuar 25 oficerë arrestuan 2 persona që ruanin ndërtesën në vendin ku mbahej droga.

Hetuesit teksa janë futur brenda banesës së Drimadhes kanë parë që droga ishte e mbështjelle me logon e Louis Vuitton e ndërsa në dhomën tjetër u gjetën 230 mijë dollarë cash.

Sipas mediave të huaja shqiptari ka krijuar një rrjet të trafikimit të kësaj lëndë narkotike Adelaide dhe Brisbane - Australi, Amsterdam - Holandë, Antwerp - Belgjikë, Monte Carlo - Monako.

Një provë e fortë për policinë ishte një video brenda një USB ku bashkëpunëtorët e Altin Drimadhës kishin filmuar qartë operacionin e ngarkimit në portin e Sao Paulos, të një sasie të pacaktuar kokaine në atë kohë, pra si, kur, në cilën varkë, ku dhe me çfarë kodi e kishin fshehur drogën.

Pas videos së sekuestruar policia filli kërkimet më qëllim gjetjen e varkës e cila kishte marrë rrugën për Australi.

Varka sapo ka hyrë në ujërat ndërkombëtare portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit beri ndalimin e menjëhershëm të jahtit, arrestoi trembëdhjetë personat në bord.

Nga kontrolli që u bë në Panfilo ata gjetën 650 kg kokainë të pastër me të njëjtën paketim në kuti me - dizajn Louis Vuitton.

Hetuesit besojnë së Shqiptari Altin Drimadha është fshehur në Bolivi.

Shqiptari me 1 ton kokainë, ngarkesa iu sekuestrua Altin Drimadhës

Shqiptari me 1 ton kokainë, ngarkesa iu sekuestrua Altin Drimadhës

Shqiptari me 1 ton kokainë, ngarkesa iu sekuestrua Altin Drimadhës