Ministrja ukrainase e Mbrojtjes: Vetëm 10% e armëve të kërkuara kanë arritur në Ukrainë
Ukraina ka marrë deri tani vetëm 10% të armëve që ka kërkuar nga vendet perëndimore.
Një deklaratë e tillë erdhi nga zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar.
"Kapacitetet ruse janë shumë më të larta për sa i përket armatimit dhe fuqisë punëtore. Pavarësisht se Ukraina po perpiqet, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, ne nuk mund ta fitojmë këtë luftë pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë. Tani kemi vetëm 10% të asaj që Ukraina kishte kërkuar, të asaj që na nevojitet " tha ajo.
Sipas saj, ushtrisë ukrainase i mungojnë armët për t'iu kundërvënë efektivisht forcave ruse. Sipas Malyar, trupat ukrainase përdorin nga 5000 deri në 6000 fishekë artilerie në ditë. Numri i predhave të lëshuara nga forcat ruse është dhjetë herë më i lartë, sipas vlerësimeve të saj.
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë pas një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit. Udhëheqësi rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit.
Si përgjigje, Perëndimi vendosi sanksione të mëdha ndaj Rusisë. Përveç kësaj, vendet perëndimore filluan të ofrojnë armë dhe pajisje ushtarake për Kievin, vlera totale e të cilave aktualisht vlerësohet në miliarda dollarë.
