SHBA/ Vriten dy policë gjatë një shkëmbimi zjarri

Dy oficerë policie u vranë të martën në SHBA në një shkëmbim zjarri.

Oficerët kishin shkuar në një motel në periferinë e Los Angelosit pas informacionit se aty kishte ndodhur një plagosje me thikë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ata u futën në dhomën ku ndodhej autori i plagosjes duke hapur zjarr ndaj tij i cili ishte dhe i armatosur.  Agresori doli nga dritarja dhe në parking pati më tepër të shtëna që sollën dhe plagosjen e më pas vdekjen e oficerëve.

Oficerët, një veteran me mbi 22 vite në shërbim dhe një polic që kishte një vit që kishte nisur punën mbetën të vrarë.

Sipas autoriteteve nuk dihet nëse oficerët u plagosën brenda në dhomë apo në parking, por ata vdiqën rrugës për në spital.

Kryebashkiakja i El Montes, Jessica Ancona tha se oficerët vdiqën teksa po tentonin "të mbanin të sigurt një familje". Gruaja që mendohet të jetë e dashura e agresorit po merret në pyetje megjithatë ajo nuk ishte e plagosur siç iu raportua oficerëve.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen dhe kanë shpallur në kërkim autorin e vrasjeve.