Flet avokati i nënës që vrau 5 vjeçaren: E vrau sikur të ishte e pushtuar nga një forcë e mbinatyrshme
Ditën e sotme ka folur avokati i nënës që vrau vajzën 5 vjeçare dy ditë më parë në Itali. Nëna 23 vjeçare tregoi vendin ku ndodhej trupi i së ndjerës dhe më pas pranoi se ishte ajo që e kishte vrarë.
Sipas avokatit në momentin e vrasjes gruaja nuk ishte e vetëdijshme për çfarë po bënte, sikur ishte një forcë e mbinatyrshme të cilën nuk e kundërshtonte dot.
"Martina Patti tha se e vrau Elenën në vend me thikë. Ajo veproi sikur të mos ishte ajo, sikur të kishte një forcë të mbinatyrshme të cilës nuk mund t'i rezistonte dhe nuk kishte asnjë mendim që mund ta ndalonte," tha ai.
Për të fshehur krimin ajo tha se fëmijën ia kishin rrëmbyer tre persona të armatosur nga kopshti. Pas marrjes në pyetje 23 vjeçarja tregoi fillimisht vendin ku ndodhej trupi dhe më pas pranoi autorësinë e krimit.
Ndaj saj po shihet mundësia e një ekzaminimi psikiatrik.
"Do ta hetojmë rastin me një specialist për të parë nëse gjendja psikologjike ka ndikuar në momentin e vrasjes. Por një vlerësim për këtë sot është është e parakohshme. Pastaj teknikisht do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbushur boshllëqet që ekzistojnë ende në hetime,” deklaroi avokati.

