Zelensky publikon pamjet e takimit me Ramën dhe Abazoviç: Mbështetje për popullin tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet e takimit me kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Dy kryeministrat shqiptar janë takuar me presidentin ukrainas dhe më pas kanë mbajtur edhe një tryezë të përbashkët.

Zelensky shkruan se partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë dhe se kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë.

Zelensky: Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.