Abazoviç nga Ukraina: Tragjike ajo që dëgjuam dhe pamë, Mali i Zi ka zgjedhur paqen

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, duke folur për medien RTCG gjatë vizitës në qytetet ukrainase Borodjanka dhe Irpin, tha se paqja nuk ka çmim.

Abazoviç u shpreh se ai pati mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojë një katastrofë të madhe humanitare.

Abazoviç: Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura e shkatërruar, dhe përfundimi është i thjeshtë - duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht nga të gjitha dilemat dhe dyshime që kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është paqja, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic tha se ata ishin aty për të mbështetur Ukrianën.

Abazoviç: Unë mendoj se është afër pajtimi dhe nuk do të jetë problem nëse Zelenski na e kërkon këtë. Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës.

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, Abazoviç së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama kanë vizituar Borodjankën dhe Irpin.