Rritja e çmimeve/ Berisha: Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë
Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimeve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha thotë se qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën.
Më tej ai shprehet se bordet janë mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetarët.
Postimi i Berishes
Edi Rama tha: Bordet jane komuniste por jane te dobishme!
Kjo sepse:
Ato mbushin valixhet e qeveritareve dhe klienteles se tyre!
Ato zbrazin xhepat e qytetareve!
Ne tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nepermjet rritjes se çmimeve me bordet shushunja 340 milione euro.
Miq, keto dite bordi komunist i Edi Rames i rritjes se çmimit te ushqimeve ka vendosur çmimet e reja me te larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).
Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.
Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t'i zhvasë çdo qindarkë.
Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor per te kontrolluar te gjithe shoqerine
