Video/ Fanellat e fëmijërisë. Lojtarët e Holandës "kthehen" në klubet e hapave të parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 16:54
Në Ditën Kombëtare të Sportit, federata holandeze ndërmerr një nismë të veçantë dhe aspak të ngjashme me inisiativat e mëparshme.
Lojtarët e Kombëtares së Holandës janë shfaqur në stërvitje me fanellat e klubeve amatore ku kanë nisur karrierën vite më parë.
Një homazh për rrënjët e tyre, lojtarët portokalli janë shfaqur me bluza të ndryshme dhe nostalgjikë për të shkuarën ku hodhën hapat e parë. Nga Dumfries e De Vrij te Depay, nga De Jong te De Ligt, një homazh i bukur për sportin.






