Një shqiptar te Interi, Asllani do të vishet zikaltër për 9.5 mln. €

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani i ka ndezur dritën jeshile Interit për të nisur bisedimet me Empolin për kartonin e tij. Lojtari kuqezi që numëron 26 ndeshje dhe 1 gol në sezonin e fundit, është në krye të listës së deshirave të Inzagjit dhe Marotta duket se po ia plotëson kërkesat.

Tashmë që agjenti i lojtarit dhe përfaqësuesit e Interit kanë arritur marrëveshjen, bisedimet zhvendosen në tryezën me Empolin. 9.5 mln. € ofron klubi zikaltër për kartonin e talentit shqiptar. 

Transferimi mund të zyrtarizohet menjëherë pas ndeshjes së fundit të qershorit që Shqipëria do të luajë të hënën me Slloveninë.