Shtëpia e Bardhë do t'i japë fund kërkesës së testit Covid-19 për udhëtarët ndërkombëtarë
Administrata e presidentit Biden (SHBA) njoftoi të premten se po i jep fund një kërkese sipas së cilës njerëzit që udhëtojnë me aeroplan duhet të rezultojnë negativisht në testin për Covid-19 përpara se të hyjnë në SHBA.
Ndihmës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz tha se "SHBA do t'i japë fund kërkesës së testimit Covid-19 për udhëtarët ajror që hyjnë në vend", në një postim në Twitter.
US will end Covid-19 testing requirement for air travelers entering the country
— Kevin Munoz (@KMunoz46) June 10, 2022
@CDCgov will evaluate its need based on the science and in context of circulating variants
@POTUS work on effective vaccines and treatments critical to this https://t.co/cpdlNfRHbt
Ai tha se adminitrata e Biden do të punojë fort përmes vaksinave dhe trajtimeve efektive.