Putini me kancer? Agjentët detyrohen të mbledhin jashtëqitjen e urinën e tij për të fshehur sëmundjen
Agjentët e sigurisë së Vladimir Putinit janë të detyruar të mbledhin jashtëqitjet dhe urinën e tij, dhe t'i dorëzojnë në Moskë në një "valixhe speciale”.
Presidenti rus ka disa agjentë të shërbimit sekret të caktuar për këtë detyrë kyçe, e cila dyshohet se kryhet për të fshehur informacione rreth sëmundjeve të mundshme të tij, shkruan The Sun.
Revista franceze Paris Match pretendoi se praktika e çuditshme u vu re për herë të parë në vitin 2017 gjatë një vizite shtetërore në Francë. Më pas u përmend edhe gjatë një udhëtimi në tetor 2019 në Arabinë Saudite.
“Ne mësuam nga burime indirekte në Lindjen e Mesme se ky mision delikat u krye nën kontrollin e FSO (Shërbimi Federal i Gardës Ruse)”, shkruante revista.
Një oficer u urdhërua të vendoste jashtëqitjen e Putinit në çanta të krijuara posaçërisht dhe ta dorëzonte në Rusi në një valixhe të veçantë.
Në FSO gjithashtu punonjësit e ambasadës betohen që janë të vetëdijshëm për këtë për fshehtësi të rreptë.
Në vitin 2019, një video e çuditshme tregoi Vladin paranojak duke u shoqëruar në banjë nga gjashtë truproja meshkuj gjatë bisedimeve të paqes në Ukrainë në Pallatin Elysee të Parisit.
Në atë kohë, një ish-shef i shërbimit të inteligjencës gjermane i tha BILD se veprimet e Putinit ishin "të cuditshme".

