Ministria britanike e Mbrojtjes/ Në Kiev po përdoren armët e shkatërrimit në masë
Teksa sulmi i Rusisë në Ukrainë po shkon në muajin e katërt, akuzat për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë janë edhe më të mëdha.
Deklaratat vijnë nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe në kohën kur beteja është përqendruar në rajonet lindore të Kievit.
"Bombarduesit rusë dyshohet se kanë lëshuar një raketë të rëndë që përdoret kundër anijeve," tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkaq analistët shprehen se Raketat “Kh-22” u krijuan kryesisht për të shkatërruar aeroplanmbajtëset duke përdorur një kokë bërthamore, por kur përdoren në sulmet tokësore janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të rënda dhe viktima.
"Britanikët nuk dhanë detaje se ku mendohet se ishin vendosur saktësisht raketa dhe nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase për përdorimin e raketave 5.5 ton," raporton agjencia e lajmeve AP.
Në më shumë se 110 ditë betejë si Rusia dhe Moska kanë shpenzuar sasi të mëdha armatimi, dhe me gjasë lufta do të jetë edhe më e gjatë.
Së fundi Moska ka intensifikuar përpjekjet për të marrë në zotërim të plotë të Donbaskut zonë e njohur për minierat e qymyrit.
