Biden: Zelenski nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e SHBA-së para se Rusia t'i pushtonte

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se Zelenski nuk donte të dëgjonte paralajmërimet amerikane përpara se Rusia të niste pushtimin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"E di që shumë njerëz menduan se po ekzagjeroja, por e dija se kishim të dhëna që i mbështesnin deklaratat tona. Nuk kishim asnjë dyshim se Putin do të hynte brenda kufirit, por Zelenski nuk donte ta dëgjonte këtë," tha Biden.

SHBA filloi të ngrejë alarmin mbi përgatitjet e Rusisë për një pushtim të Ukrainës shumë përpara se Putini të shpallte "operacionin special" kundër vendit më 24 shkurt.

Paralajmërimet u pritën me mosbesim dhe madje u kritikuan të mbuluara nga disa aleatë evropianë, të cilët në atë kohë mendonin se SHBA-ja po tregohej tepër alarmante.