Kjo grua i mban thonjtë e saj në një gjatësi prej 30.5 cm

Cordelia Adams, nga Gary,një qytet në Indiana, i mban thonjtë e saj natyralë në një gjatësi prej 30.5 cemtimetër.

59-vjeçarja filloi t'i rriste ato në vitin 1989, sepse i pëlqenin shumë thonjtë e gjatë të mamasë së saj.

Ajo shprehet se gjatësia e thonjve e privon shpesh në bërjen e punëve të përditshme.

Cordelia Adams: Thonjtë janë aq të gjatë sa që më duhet të përdor kyçet e mia për të kryer punët e përditshme.

Adams tregon se i shkurton thonjtë një herë në disa kohë por që gjithmonë duke mbajtur gjatësinë prej 30.5 cemtimetër.

Kjo grua i mban thonjtë e saj në një gjatësi prej 30.5 cm

Ajo shprehet se kur i duhet të gatuajë shpesh thonjtë bëhen problem për të.

Por pavarësisht vështirësive që sjellin thonjtë e saj të gjatë në jetën e përditshme, Cordelia i do ata, duke thënë se "gjëja më e mirë për të pasur thonjtë e gjatë është vëmendja ndaj tyre"./The Sun/