Republika Çeke/ Kapen 840 kg kokainë në kutitë e bananeve në disa supermarkete
Nga Ora News Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 07:24
Policia në Republikën Çeke ka gjetur 840 kg kokainë në arkat e bananeve të shpërndara në disa supermarkete.
Ishin punonjësit e dy dyqaneve ushqimore në lindje të Pragës, në Jicin dhe Rychnov nad Kneznou që vunë re pakot jeshile në kutitë e bananeve të premten dhe njoftuan policinë.
"Detektivët zbuluan se disa pako të tilla ishin shpërndarë dhe në disa lokacione të tjera në Republikën Çeke," tha policia.
Pakot kishin ardhur në vend nga Hamburgu, ndërsa furnizuesi kryesor mendohet të ketë qenë Kolumbia. Në të gjitha lokacionet e kontrolluara u mblodh një sasi prej 840 kg kokainë me një vlerë në treg prej 80 milion euro.
Hetimet ndërkohë po vazhdojnë dhe me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar më tej se nga erdhi kokaina.
