Indi/ Njerëzit rrezikojnë jetën për një kovë ujë
Njerëzit në fshatin Khadimal në shtetin perëndimor indian të Maharashtras janë të detyruar të rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për një kovë me ujë.
Fshati është në rrethin Amravati në rajonin Vidarbha i prekur ndaj thatësirës dhe po përballet me valë të shpeshta të të nxehtit.
Banorët thonë se këshilli lokal i fshatit dërgon cisterna dy ose tre herë në ditë. Drejtuesit e cisternës derdhin ujë në një pus, dhe njërëzit të dëshpëruar nxitojnë të mbushin kovat përpara se rezervat të mbarojnë.
Problemet e tyre janë përkeqësuar për shkak të cilësisë së dobët të ujit. Fëmijët, thonë ata, shpesh sëmuren pasi pinë ujë të papastër.
Pasi BBC publikoi videon, Avishyant Panda, CEO i këshillit të rrethit Amravati, vizitoi fshatin dhe tha se administrata do të rriste sasinë e cisternave të ujit.
Ai tha gjithashtu se do të përpiqen të vendosin një tubacion për të zgjidhur përgjithmonë krizën e ujit në fshat.
