Presidentja e KE-së në Ukrainë, bisedime për anëtarësimin në BE dhe rindërtimin e vendit

Presidentja e Komisionit Europian Ursuala Von der Lein ka mbërritur sot në Ukrainë për një vizitë në vend.
Von der Lein gjatë vizitës do të diskutojë me presidentin e vendit Zelenski, mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe një plan rindërtimi për Ukrainën.
"Me Presidentin Zelensky unë do të bëj një bilanc të punës së përbashkët të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane," shkroi ajo në Twitter.
Komisionerët dhe zyrtarët e BE-së pritet të shikojnë ofertën e Ukrainës për anëtarësimn në BE, javën e ardhshme, në samitin e 23-24 qershorit.
Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti i saj që nga pushtimi rus. I fundit i saj më 8 prill ishte t'i dorëzonte Zelenskit një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje që do të ndihmonin në informimin e opinionit të Komisionit Evropian që duhet t'i japë Këshillit Evropian.
Në atë vizitë, von der Leyen tha se "Ukraina i përket familjes evropiane", megjithatë, disa vende të BE-së kanë shprehur kujdes për t'i dhënë Ukrainës një proces të përshpejtuar të kandidaturës.
