Foshnja e zhdukur gjendet pas 40 vitesh, trupat e vrarë të prindërve të saj u gjetën në 1981
Një grua që iu dorëzua zyrtarëve në një kishë të Arizonës si foshnjë më shumë se katër dekada më parë , është identifikuar përmes ADN-së si vajza e një çifti nga Florida, trupat e vrarë të të cilëve u gjetën në Teksas në vitin 1981.
Hetuesit janë ende duke punuar për të zgjidhur vrasjen e çiftit dhe po kërkojnë ndihmën e publikut për të zbuluar se kush janë prindërit e foshnjës së braktisur që sot është 40 vjeçe.
"I urojmë Holly-t më të mirat. Jemi mirënjohës që e gjetëm," tha Webster. Por ne duhet të vazhdojmë me qëllimin tonë për të gjetur se kush e vrau këtë çift”.- shtoi ai.
Prindërit janë identifikuar si Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr., nga Florida, dhe trupat e tyre u zbuluan në vitin 1981 në një zonë pyjore në Houston, Teksas, sipas zyrtarëve.
Në atë kohë, hetuesit nuk mund të identifikonin prindërit dhe identifikimi i tyre u bë vitin e kaluar përmes testit të ADN-së. Vajza e tyre, e cila në atë kohë ishte e mitur, nuk u gjet me ta, duke lënë pas shumë pyetje pa përgjigje.
Më shumë se 42 vjet më vonë, gruaja u gjet "e gjallë dhe mirë", thanë zyrtarët të enjten.
Ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur detaje rreth vrasjes misterioze të çiftit, ata po e kthejnë vëmendjen te anëtarët e një grupi fetar nomad që besojnë se e sollën Holly-n në një kishë në Arizona.
