Ai mund të ecë sërish! Djali me sëmundjen e rrallë bën operacionin që i ndryshoi jetën

Një 12 vjeçar nga Afrika ka arritur më në fund të ecë normalisht, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë.

Ulrich kishte lindur me një sëmundje të rrallë, kontraktura kuadriceps, e cila i kishte deformuar këmbët duke formuar një kënd 90 gradë. Kjo pasi sëmundja e tij kishte bërë që muskujt të rriteshin më ngadalë sesa kockat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nëna e 12 vjeçarit, Georgette po përpiqej dëshpërimisht të siguronte operacionin që i nevojitej Ulrich. Por kostoja e operacionit dhe e gjendja e tij delikate i kishin prerë shpresat e nënës.

"Kirurgët nuk do ta preknin atë. Ishte e vështirë të shihej kur të tjerët e fyenin. Nëse ai vuant, vuaja edhe unë," kujton Georgette.

Organizata amerikane e ndihmës "Mercy Ships" e mori djalin në një dhomë operacioni në anije, ku një kirurg nga Shtetet e Bashkuara Frank Haydon e operoi me sukses.

Tani djali është rikuperuar nga operacioni dhe mund të ecë përsëri!

Ai mund të ecë sërish! Djali me sëmundjen e rrallë