Tiranë: 27 vjeçari humb jetën nga atentati, i vunë eksploziv makinës, pamjet e para nga Sauku

Dyshohet se eksplozivi është vendosur më herët dhe ka shpërthyer me telekomandë.

Kamerat e sigurisë por dhe dëshmitë do të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve të vendosjes së lëndëve plasëse.

Në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Aleksandër Sadikaj.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.