Itali/ Kapen tre shqiptarë me kokainë e marijuanë. Vlera në treg 1 milion euro

Dy kilogramë kokainë e pastër, dy kilogramë mariuanë e katër kilogramë amfetaminë është bilanci i operacionit antidrogë ekezekutuar nga autoritetet policore italiane të Cagliarit që coi dhe në arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vlera e drogës së sekuestruar sipas antidrogës italiane do të sillte një fitim tregu prej rreth 1 milionë euro.

Të arrestuarit shqiptarë janë korrierët Amarildo Meta 34 vjeç pronar i një punishte elektroauto, Armand Mansaku 40 vjeç punëtor, të dy me banim në rajonin e Toskanës në komunën Santa Croce Sull'arno, në provincën e Pizës.

Të dy shqiptarët nuk kanë precedent penal në Itali.

Shqiptari i tretë i arrestuar është Dimitri Tarantini 42 vjeç më banim në Cagliari.

Droga e trafikuar nga dy korrierët shqiptarë do të furnizonte tregjet e narkotrafikut të territorit të provincës së Cagliarit përmes ndërmjetësimit të 42 vjeçarit shqiptar, banues në këtë zonë e me precedent penal për drogë.

Droga e sekuestruar ishte magazinuar në banesën e shqiptarit Dimitri Tarantini, ku u gjet dhe një bllok listë me emra që do të shërbejnë për hetimet e mëtejshme, si dhe telefona celularë e materiale të rëndësishme në zbardhjen e bashkëpunëtorëve e linjës bashkëpunuese të këtij trafiku droge.

Në vëmendje të veçantë nga autoritetet italiane është identifikimi i kanalit të furnizimit të amfetaminave dhe kokainës.