"Ecstasy 22"/ Arrestohen tre të rinj në Vlorë. Kishin me vete 26 gr MDMA dhe 141 tableta "Ectasy"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 13:42
Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, më datë 10.06.2022, në Vlorë pas operacionit "Ecstasy".
Të rinjtë kishin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy.
E.B, 21 vjeç, E.M 17 vjeç banues në Tiranë dhe Rr.B 26 vjeç banues në Prishtinë u arrestuan në ambjentin ku ishin akomoduar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.
Gjatë kontrollit të banesës ku po qëndronin veç lëndëve narkotike u sekuestruan dhe një shumë parash që mendohet se e ka burimin nga shitja e këtyre substancave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.