Ukraina konfuze për ushtarët e vrarë. Zyra e Zelenskit deklaron shifra të tjera nga Ministria e Mbrojtjes
Këshilltari i zyrës së presidentit Zelenski ka deklaruar një shifrër të humbjeve të trupave ukrainase dy herë më të lartë se sa kishte njoftuar Ministri i Mbrojtjes në Kiev, Oleksij Reznikov.
Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Reznikov tha më 9 qershor se situata në front është e vështirë dhe se afro 100 ushtarë ukrainas humbin jetën çdo ditë.
Sipas medieve, këshilltari i Zelenskit tha se viktimat nga pala ukrainase janë deri në 200 persona.
Vetë kreu i shtetit 10 ditë më parë e vlerësoi situatën se Ukraina humb 60 deri në 100 ushtarë në ditë, ndërsa deri në 500 të tjerë ngelin të plagosur.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se humbjet e Kievit janë edhe më të mëdha, por nga ana tjetër ngurron të deklarojë humbjet nga radhët e trupave të veta, të cilat sipas Ukrainës dhe agjencive të inteligjencës së vendeve të tjera janë shumë të larta.
