SHBA/ Sulm me armë në një kompani, tre të vdekur, plagoset autori dhe oficeri i policisë

Të paktën tre persona janë vrarë në një sulm me armë në një fabrikë në Smithburg, Maryland të SHBA-së.

Autori i sulmit, një 23 vjeçar hapi zjarr ndaj kolegëve dhe tentoi të largohej duke hapur zjarr dhe ndaj policisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga sulmi agresori dhe një oficer u plagosën dhe janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sulmi ndodhi në "Columbia Machine" një kompani që prodhon produkte betoni.

Për hetuesit është ende e paqartë se çfarë e ka shtyrë 23 vjeçarin të hapi zjarr.

Menjëherë pasi konstatuan një sulm me armë, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku hasën viktimën e parë në ambjentet e jashtme të kompanisë. Të treja viktimat janë punonjës të kompanisë, raporton TgCom24.