Putin e krahason veten me perandorin rus, Pjetri i Madh
Vladimir Putin ka lëshuar deklarata të reja që mund të cenojnë sigurinë e Evropës.
Ndërsa ishte duke folur për televizionet në Moskë, Putin duke buzëqeshur e krahasoi veten me Pjetrin e Madh, perandorin rus në shekujt e 17 dhe 18-të i cili pushtoi Suedinë.
Tani është koha e Putin të bëjë atë që bëri Pjetri i Madh.
"Pjetri i Madh udhëhoqi luftën për 21 vjet, mund të thuhet se ai po luftonte me Suedinë duke u përpjekur të rrëmbejë disa territore. Megjithatë ai po kthente tokat. Kthim dhe konsolidim tokash, kjo është ajo që ai po bënte. Tani është radha jonë për të kthyer dhe konsoliduar territore," tha ai.
Fjalët e kreut të Kremlinit shihen si një kërcënim i fshehur për shtetet baltike, pra Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat mund të kenë fatin e Ukrainës, sapo të përfundojë konflikti.
Po ashtu, rrezik paraqitet edhe për dy vendet skandinave Suedinë dhe Finlandën, të cilat sapo kanë paraqitur kërkesën zyrtare për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.
Stokholmi dhe Helsinki paraqitën aplikimin për në NATO pas konfliktit të armatosur në Ukrainë.
Kievi kishte shpresuar anëtarësimin në NATO që përpara se Rusia ta sulmonte në 24 shkurt dhe ambicia e lidershipit ukrainas u përdor nga Moska si një justifikim për të nisur sulmin, pasi gjoja anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë do të cenonte sigurinë e Kremlinit.
