Drogë e fishekë në Berat/ Kultivonte cannabis mes vreshtave, arrestohen dy persona

Një person është arrestuar ditën e sotme në Poliçan pasi iu gjetën një sasi fidanësh të dyshuar cannabis të mbjellura mes vreshtave.

43 vjeçarit R.B veç fidanëve të mbjellur, iu sekuestruan dhe 340 fara të tjera që ai po përgatitej ti mbillte si dhe një sasi cannabis që iu gjet në banesë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj tij rëndojnë akuzat e "Kultivim i fidanëve narkotikë" dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

Në vijim të operacionit "Plirëz" policia ka arrestuar dhe 21 vjeçarin K.S, banues në lagjen "Donika Kastrioti" të cilit iu gjetën një sasi lëndë narkotike, 311 fishekë ushtarakë si dhe fitila zjarrpërcjellës.

Drogë e fishekë në Berat/ Kultivonte cannabis mes vreshtave,