Trafik i barnave narkotike dhe Covid-19 mes Shqipërisë e Italisë, SPAK kontrolle në QSUT dhe banesa

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të barnave narkotike.

Në këtë operacion janë arrestuar 9 të dyshuar si dhe janë sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane.

Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.  

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.

SPAK bën me dije se disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Ndërkohë, sot më datën 10 Qershor 2022, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambientet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.