Lidhja e Prizrenit në foto/ Promovohet katalogu "Rilindja Kombëtare dhe Pavarësia Shqiptare”
Në kuadër të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Muzeu Historik Shqiptar organizon promovimin e katalogut Rilindja Kombetare dhe Pavarësia Shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar me autor doktor Dorjan Koçi dhe Ledio Xhoxhi.
Qëllimi i këtij albumi është të ilustrojë me material fotografik dhe dokumentar si dhe nëpërmjet objekteve origjinale 2 nga periudhat me te nxitura të historisë të popullit shqiptar, periudhen e Rilindjes Kombetare dhe Pavarësisë Shqiptare.
Dorjan Koçi: Katalogu që kemi sot në dorë vjen falë një bashkëpunimi të gjerë që kemi pasur si një institucion, kartelave që janë në Muzeun Historik Kombëtar, plotësimi me bibliografi të ndryshme që kemi bërë për të nxjerrë në dritë këtë epokë të rëndësishme të historisë së kombit tonë.
Ledio Xhoxhi: Në fillim të këtij botimi ne u munduam të tregojmë përse janë jetësore idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Cikli I botimeve nuk do te ndalet pasi po përgatitet dhe katalogu I arkeologjise dhe etnografise. I pranishm në këtë aktiviteti ishte I pranishem dhe ambasadori gjerman në vendin tonë.
