Drini mbushet me mbetje
Reshjet intensive të shiut gjatë së premtes kanë sjellë edhe problematika me mbetjet. Lumi Drin në Lezhë është mbushur me mbetje, ndërsa nëse nuk do të ketë ndërhyrje ato rrezikojnë të derdhen në det.
Pamja e Lumit Drin ne Lezhë të premten, (10 qershor) pas reshjeve të shiut lë për tu dëshiruar.
Shtrati i lumit ngjan me një landfill mbeturinash.
Qelq, plastike e materiale te tjera lundronin ne shtratin e lumit.
Nëse nuk ndërhyhet menjëherë të gjitha mbetjet rrezikojnë të derdhen në det, duke krijuar nje ndotje te madhe dhe panorame aspak te kendshme ne kete periudhe sezoni turistik.
Në grykederdhjen e lumit Drin të dy anet e bregdetit janë mbuluar nga mbetje të ndryshme e deri të kafshet e ngordhura, të cilat kane zënë vend.
Kjo është një problematike e vazhdueshme që tregon dhe deshtimin e institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e mbetjeve.





