"Ballkani i Hapur" Ambasadori i Austrisë: Inciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE
Për Austrinë inciativat rajonale siç është Open Balkan, janë të mira, por ato duhet që të ndërtohen mbi standartet Bashkimit Evropian. Ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner refuzoi të mbështeste ose kundërshtonte direkt këtë iniciatiovë të nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.
Christian Steiner: Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen. Iniciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE.
Sa i përket hapjes së negociatave ambasadori Steiner thotë se Austria e mbështet tërësisht këtë proces për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Christian Steiner: Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende anëtare të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi.
Diplomati austriak refuzoi disa herë t’i përgjigjet pyetjes për zhvillimet e brendshme në Partinë Demorkatike, dhe bashkëpunimin me Sali Berishën, duke thënë se presin vendimin e gjykatës.
Christian Steiner: Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.
I pyetur për rikthimin e Ilir Metës si politikan aktiv pas 24 korikut amabsadori nuk preferoi që të komentonte gjatë.
Christian Steiner: Roli i presidentit është funksion shumë i lartë. Nuk e di, duhet të presim.
Diplomati austriak i bërëi këto komente sot (10 qershor 2022) nga Korça.
